Ministri Mustafa vizitoi fermerët në Kamenicë 2020-04-20 Prishtinë, 20 prill 2020 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka vazhduar edhe sot vizitat në terren, për të parë nga afër mbarëvajtjen e veprimtarive bujqësore dhe gjendjen e fermerëve në kohën e pandemisë. më shumë
Lajmet
Fermerët llapjanë do të kenë mbështetje nga Ministria e Bujqësisë 2020-04-19 Prishtinë, 19 prill 2020 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka vizituar sot, gjatë të mbjellave pranverore, kultivuesit dhe përpunuesit e perimeve dhe frutave, si dhe bletarët në këtë komunë ku është njoftuar nga... më shumë
Ministri Mustafa pranë bujqve prishtinas 2020-04-19 Prishtinë, 19 prill 2020 - Fermerët e Komunës së Prishtinës, janë duke i vazhduar veprimtaritë bujqësore në këtë kohë, falë edhe masave të ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila ka lehtësuar qarkullimin e punëve në këtë sektor. më shumë
Ministri Mustafa dhe Ambasadorja Apostolova thellojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë 2020-04-17 Prishtinë, 17 prill 2020 - Ministri i MBPZhR-së, Besian Mustafa, sot gjatë ditës ka zhvilluar një video-thirrje me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, Ambasadoren Nataliya Apostolova, për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në prioritizimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë. më shumë
Kosova dhe Shqipëria koordinojnë veprimet, pas situatës së krijuar 2020-04-15 Prishtinë, 15 prill 2020 - Kosova dhe Shqipëria do të intensifikojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë, e po ashtu, do ti koordinojnë aktivitetet e tyre për eliminimin e pengesave në qarkullimin e prodhimtarisë bujqësore në mes të dy vendeve. më shumë