Departamenti i Pylltarisë
Departamenti i Pylltarisë në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive bën:
- Propozimin, hartimin, nxjerrjen e politikave dhe strategjive zhvillimore për sektorin e pylltarisë;
- Zbatimin e legjislacionit dhe strategjive në fuqi, e që kanë të bëjnë me sektorin e pylltarisë;
- Bashkëpunim me organizata qeveritare dhe joqeveritare, si dhe donatorë të ndryshëm për zhvillimin e sektorit të pylltarisë;
- Propozon, harton dhe nxjerrë projekte të ndryshme për zhvillimin e sektorit të pylltarisë;
- Aprovon dhe nxjerrë vendime për dokumente, raporte, plane dhe projekte zhvillimore nga sektori i pylltarisë të hartuara nga organizata të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare;
- Inventarizimin e përgjithshëm të pyjeve, inventarizimin e kafshëve të egra, inventarizimin e dëmtuesve pyjor, etj.
- Organizimin, përpunimin dhe mirëmbanë statistikat të ndryshme pyjore;
- Shqyrton, mbështet kërkesat e ndryshme për licencim dhe lëshon licenca për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme nga fusha e pylltarisë;
- Organizon dhe mbështet zhvillimin e trajnimeve mbi menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe trajtimit të tyre;
- Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, akteve ligjore, strategjive dhe projekteve të ndryshme që ndërlidhen me fushën e pylltarisë;
- Mbikëqyrjen e zbatimit të planeve të menaxhimit, planeve vjetore të pyjeve, gjuetisë, eko-turizmit, si dhe menaxhimin dhe përdorimin e resurseve tjera natyrore;
- Mbikëqyrjen e zbatimit të trajtimeve të pyjeve me masa të ndryshme silvikulturale në prerje, tërheqje, mirëmbajtje, sistemime mbrojtje erozive, pyllëzime të pyjeve dhe tokave pyjore;
- Mbikëqyrjen e zhvillimit të sezonit të gjuetisë ndaj kafshëve dhe shpezëve të egra;
- Grumbullimin, mirëmbajtjen dhe të dhënat për gjendjen shëndetësore të pyjeve, bimëve, kafshëve dhe shpezëve të egra;
- Propozimin e masave për mbrojtjen e pyjeve, tokave pyjore, kafshëve dhe shpezëve biodiversitetit, peisazhit, etj;
- Departamenti i Pylltarisë menaxhohet nga drejtori, i cili për detyrat, obligimet dhe përgjegjësitë raporton drejtpërdrejt tek Sekretari i Përgjithshëm i MBPZHR-së.
Departamenti i Pylltarisë përbëhet nga këto Divizione:
Kontakti:
Tahir Ahmeti - Drejtor i Departamentit të Pylltarisë
Tel: +383 38 200 38 448
E-mail: [email protected]
Kemaj Kadriu - Udhëheqës i Divizionit për Menaxhimin e Infrastrukturës Pyjore
Tel: +383 38 200 38 890
Email: [email protected]