Departamenti Ligjor
Departamenti Ligjor ka këto detyra dhe përgjegjësi:
- Koordinon dhe merr pjesë në hartimin e akteve normative në bashkpunim të ngushtë me kabinetin e ministrit me Depertamentet dhe njësitë tjera organizative nga fushëveprimtaria e ministrisë:
- Është përgjegjës për finalzimin e projektaktit normative;
- Në bashkpunim me depertamentet, njësitë apo personat përgjegjës për hartimin e projekt akteve normative siguron përputhshmërinë e akteve normative të propozuara nga Ministria me legjeslacionin e aplikueshëm në Republikën e kosovës si dhe legjeslacionin e Bashkimit Europian- Acquis të BE-së, duke përfshirë përgaditjen e Dekaratës së Përputhshmërisë ( DeP) dhe Tabelat e përputhshmërisë (TeP);
- Jep opinione ligjore të kërkuara, nga fushëveprimi i ministrisë;
- Bashkpunon me Zyrën Ligjore për përgaditjen, monitorimin dhe raportimin e Programit Legjislativ dhe për aktivitetet tejra që ndërlidhen me procesin e hartimit të legjislacionit;
- Identifikon problemet te zbatimit të akteve normative;
- Bashkpunon me ministrinë e Drejtësisë për përfaqsimin e Ministrisë në Gjykatë;
- Koordinon aktivitetet për zbatimin e legjislacionit me njësitë përkatëse të Ministrisë si dhe me ministritë tjera dhe Qeverinë;
- Mban dhe përditson regjistrin e akteve nënligjore të Ministrisë;
- Dërgon aktet nënligjore në Zyren Ligjore pas miratimit nga ministri;
- Siguron përmbushjen e detyrave ligjore në zbatimin e ligjit dhe dispozitave tjera nga fushëveprimi i Ministrisë;
- Harton propozim vendime, propozime të materialeve të ndryshme të kërkuara nga Sekretari dhe Ministri;
- Kryen detyra tjera të përcaktura me legjeslacionin përkatës.
Depertamneti Ligjor përbëhet nga dy divizione:
- Divizoni pë hartiin dhe harmonzimin e legjislacionit ;
- Divizioni për mbikqyrjen e zbatimit të legjeslacionit, mbështjetjes ligjore dhe të bashkpunimit ndërkombtarë në fushen e legjeslacionit .
Kontakti:
Isah Rudaku – U.d. Drejtor i Departamentit Ligjor
Tel: +383(0)38/200-38-478
E-mail: [email protected]