MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Departamenti për Financa dhe sherbime të përgjithshme

Mandati

Mandati kryesor i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është të ofroj mbështetje administrative Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes  hartimit,  planifikimit, mbikëqyrjes dhe menaxhimit të buxhetit dhe financave. Zhvillimit dhe menaxhimit të resurseve humane,  si dhe përmes ofrimit të Shërbimeve te tjera: Teknologjisë Informative, Logjistike, Arkivimit, etj.

Struktura Organizative e Departamentit:

1.    Divizioni për Buxhet dhe Financa
2.    Divizioni i Personelit
3.    Divizioni për Teknologji Informative  dhe Shërbime Logjistike

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Departamenti:
-    Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme ofron mbështetje administrative Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në propozimin e politikave në fushën e administratës publike dhe  zbatimin e politikave që kanë të bëjnë më administratën e  Ministrisë;
-    Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë.
-    Asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike dhe të shërbimeve të teknologjisë informative;
-    Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
-    Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të ministrisë;
-    Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të ministrisë;
-    Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime te TI-së;
-    Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë;
-    Ofron shërbime logjistike për ministrinë
-    Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme raporton tek Sekretari i PÑ‘rgjithshÑ‘m.

Kontakti:
Personi kontaktues: Fëllanza Balaj – Kurtishaj - Drejtore e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme-DFSHP
Tel: +383 (0)38/200-38-451
E-mail: [email protected]

Divizionet:


1.Divizioni për Buxhet dhe Financa

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Buxhet dhe Financa janë:
-    Përgatitë propozimet buxhetore
-    Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat administrative të ministrisë
-    Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor
-    Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;
-    Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;
-    Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit.

Kontakti:
Veton Çoçaj – u.d. Udhëheqës I Divizionit për Buxhet dhe Financa
Tel: +383 (0) 38 200 38 415
E-mail: [email protected]

2. Divizioni i Burimeve Njerëzore
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Burimeve Njerëzore janë:
-    Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore;
-    Administron rekrutimin e personelit;
-    Kontribuon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të planeve trajnuese;
-    Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës etj.
-    Udhëheqësi i Divizionit për Burime Njerëzore raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ.

Kontakti:
Fetije Dragusha – Udhëheqëse e Divizionit të Burimeve Njerëzore
Tel: +383(0) 38 200 38454
E-mail: [email protected]

3. Divizioni për Teknologji Informative dhe Shërbime Logjistike
 Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për TI dhe Shërbime Logjistike janë:
-    Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të ministrisë;
-    Siguron mbështetje në fushën e teknologjisë informative;
-    Menaxhon inventarin dhe depot e ministrisë;
-    Koordinon kërkesat dhe nevojat e ministrisë për mallra dhe pajisje të zyrës për punë;
-    Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e ministrisë;
-    Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të ministrisë.

Kontakti:
Fatmir Istrefi - Udhëheqës i Divizionit për TI dhe Shërbime Logjistike
Tel:
+383(0)38/200 - 38 - 446
E-mail: [email protected] 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31