REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Departamenti i shërbimeve këshillimore dhe teknike

Përshkrimi i detyrave të punës për Departamentin e Shërbimeve Këshilluese dhe Teknike (DSHK&T):

  1. Organizimi, koordinimi dhe zbatimi i të gjitha aktiviteteve të shërbimeve këshilluese në nivel të Republikës së Kosovës;
  2. Koordinimi, organizimi dhe përkrahja e qendrave komunale informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural;
  3. Përkrahje e këshilltarëve komunal në fushat e specializuara në blegtori, prodhimtari bimore, çështjet ligjore, barazi gjinore, çështjet sociale dhe zhvillim rural;
  4. Hartimi i programeve dhe planeve vjetore, si dhe planeve afat - mesme për shërbimet  këshilluese, duke bashkëpunuar me përfaqësuesit e të gjitha qendrave informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural;
  5. Përgatitja e materialeve për ekstension, praktikave të mira këshilluese, broshura, fletëpalosje, mesazhe, si dhe përhapjen e tyre përmes qendrave komunale informative këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural;
  6. Përkrahje e zbatimit të programeve për bujqësi dhe zhvillim rural, si dhe pagesat direkte duke ofruar konsultime dhe përhapë të gjitha informacionet për programe për mënyrën e zbatimit;
  7. Përkrahje e fermerëve  me trajnime në fushat e specializuara në blegtori, prodhimtari bimore, çështje ligjore, barazi gjinore dhe zhvillim rural;
  8. Trajnimi i këshilltarëve në nivel komunal dhe qendror – fushat e përgjithshme dhe të specializuara (prodhimin e bimëve, mbarështimi i kafshëve, ekonomisë, marketingu, etj.);
  9. Trajnimi i metodave speciale dhe mjeteve komunikuese për ofrimin e këshillave;
  10. Organizimi i vizitave studimore brenda Kosovës dhe jashtë saj për shkëmbimin e praktikave më të mira  dhe përvojat e fituara;
  11. Organizmi dhe mbajta e seminareve, demonstrimet, ekspozitat bujqësore, etj;
  12. Propozimi i politikave për shërbimet këshilluese duke marr parasysh planin kombëtar për bujqësi dhe zhvillim rural dhe kërkesat e fermerëve dhe komunitetit;
  13. Hartimi i planit vjetor, afat mesëm dhe afatgjatë për shërbimin këshillues për bujqësi dhe zhvillim rural.
  14. Udhëheqësi i Departamentit të Shërbimeve Këshilluese dhe Teknike raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.


Kontakti:

Hysni Thaçi – Drejtor i Departamentit të  Shërbimeve  Këshillimore e  Teknike  
Email: [email protected];
Tel: +383(0)38/211-603


Divizioni i Shërbimeve Teknike:
Hasan Sejfijaj –  Udhëheqës i Divizionit të Këshillave Teknike
Email: [email protected];


Divizioni i Shërbimeve Fushore të Ekstenzionit:
Bekim  Cikaqi – Udhëheqës  i Divizionit të Shërbimeve Fushore të Ekstensionit   
Email: [email protected]


Divizioni për Informim, Bashkëpunim, Monitorim dhe Trajnim:
Tahir Halitaj - Udhëheqës i Divizionit për Informim, Bashkëpunim, Monitorim e Trajnim
Email: [email protected];

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31