Zëvendësministrat
Prishtinë, 24 shtator 2018 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka pritur në një takim profesorë dhe studentë nga shteti i IOWA-s, të cilët i ka njoftuar më për së afërmi me zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në Kosovë, e në veçanti për potencialet zhvillimore të këtij sektori.
Ministri i ka njoftuar ata se bujqësia në Kosovë është duke u zhvilluar me hapa të shpejt dhe me investimet që po i bëjnë në zhvillimin e saj, ky sektor do të marrë primatin kryesor edhe në zhvillimin ekonomik. Duke e parë si sektor me perspektivë, ai theksoi se edhe shtetet mike, në këtë rast edhe SHBA-ja është duke e përkrahur zhvillimin e bujqësisë në masë të madhe.
Gjatë këtij takimi me profesorët dhe studentët e IOWA-s, ministri ka falënderuar përfaqësuesit e këtij shteti, të cilët sipas tij në vazhdimësi e kanë përkrahur zhvillimin e bujqësisë në Kosovë, si përmes fushës së edukimit ashtu edhe përmes shërbimeve këshillimore.
- H
- M
- M
- E
- P
- Sh
- D