REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zv.Ministri i MBPZhR-së, Imri Demelezi takoi përfaqësuesit e Instituti Norvegjez i Kërkimeve Bioekonomike - NIBIO

06.09.2023

Prishtinë, 6 shtator – Zv. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi ishte pjesë e organizimit të vizitës treditore nga Instituti Norvegjez i Kërkimeve Bioekonomike – NIBIO në institucione të ndryshme kërkimore -shkencore të Republikës së Kosovës.

Zv. Ministri Demelezi, gjatë fjalës së tij hyrëse falënderoi për ndihmën e ofruar institucioneve tona përgjatë viteve dhe theksoi rëndësinë e vizitës së Institutit Norvegjez në Kosovë, me ç'rast do të krijohen mundësitë e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit të institucioneve të të dyja vendeve.

Nga ana e tij, udhëheqësi i NIBIO-së, Birger Vennesland, u shpreh i kënaqur me organizimin e kësaj vizite dhe u shpreh se mezi pret që të shoh kapacitetet e vendit tonë e gjithashtu të shkëmbejnë përvojat me njëri tjetrin.

Dita e parë e vizitës filloi në Universitetin "Hasan Prishtina", ku u mblodhën akterë të ndryshëm. Përndryshe, qëndrimi i institutit do të vazhdojë deri të premten, ku priten të vizitohen edhe institucionet tjera.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30