Zv.Ministri Demelezi merr pjesë në konferencën për mjedis dhe ndryshime klimatike
06.10.2023Prishtinë, 6 shtator – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare "Environmental Sustainability and Climate Change”, e cila u organizua nga Universiteti i Prishtinë, konkretisht Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ).
Zëvendësministri Demelezi, gjatë sesionit të dytë prezantoi projektet aktuale të MBPZhR-së, si dhe planet e së ardhmes për zhvillimin e sektorit të bujqësisë. “Përmes politikave të reja të MBPZhR-së, synojmë që të kemi ndikim të drejtpërdrejtë në qëndrueshmëri mjedisore dhe ndryshimet klimatike”, shtoi z. Demelezi, i cili gjithashtu i njoftoi të pranishmit se në çdo ndryshim të legjislacionit, po sigurohen që ato të jenë në përputhje me praktikat dhe direktivat e Bashkimit Evropian.
Konferenca ishte e ndarë në dy sesione dhe të ftuar ishin akterë të rëndësishëm vendor dhe ndërkombëtarë, të cilët përmes prezantimeve dhe diskutimeve dolën me konkluzione dhe rekomandime. Pas përfundimit të konferencës u prezantuan diskutime dhe ide të ndryshme të cilat do të merren parasysh gjatë hartimit të planeve të punës dhe politikave në përgjithësi.