MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zv. ministri i BPZhR-së, Lazar Radulović viziton fermerë në komunën e Ranillugut

29.02.2024

Prishtinë, 29 shkurt – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Lazar Radulovic vizitoi fermerët në komunën e Ranillugut, me ç’rast ka parë për së afërmi punën dhe përpjekjet e 6 familjeve të cilët me zell merren me bujqësi. Familjet të cilat sot e pritën për vizitë Zv. ministrin Radulovic ishin familja Stoiljkovic, Savic, Kostc, Nikolic dhe Dordevic, të cilët përveç punimit të tokës, kultivojnë edhe lopë, derra, dhi dhe dele.Këto familje punojnë deri në 15 hektarë tokë, duke prodhuar kështu misër, grurë dhe elb.

Zëvendësministri Radulovic duke parë vullnetin dhe dashurinë e tyre për punë, tha se çdo investim i MBPZHR-së ka për synim dhe për qëllim mbështetjen e fermerëve të merituar. Ai gjithashtu tha se Qeveria vazhdon të angazhohet përmes granteve dhe subvencioneve për të përmirësuar sektorin e bujqësisë dhe për të ndihmuar fermerët, duke mbështetur iniciativat e tyre për të arritur prodhim më cilësor dhe të qëndrueshëm. “Investimet e MBPZHR-së do të vazhdojnë të rriten me qëllim të forcimit të mëtejshëm të sektorit të bujqësisë dhe rritjes së prodhimit dhe produktivitetit në sektorin e bujqësisë”, shtoi z. Radulovic.  

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31