Zv. Ministri Demelezi mori pjesë në panairin e 3-të të agrobizneseve të udhëhequra nga gratë
20.07.2023Prishtinë, 20 korrik 2023 - Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi mori pjesë në hapjen të Panairit të agrobizneseve të udhëhequra nga gratë, i cili për dy ditë rresht do të mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Në këtë panair do të ekspozohen së paku 30 agrobiznese të drejtuara nga gratë kosovare dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shijojnë produktet e ndryshme të ekspozuara.
Zëvendësministri Demelezi, në fjalën e tij tha se roli i gruas në shoqëri ka qenë dhe është shumë i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. “Ne si ministri jemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë me të gjitha grupet e shoqërisë, e sidomos me gratë për zhvillimin e bujqësisë dhe sektorin e ushqimit në veçanti. Ne do t’ju qëndrojmë pranë dhe jemi të hapur për çdo kërkesë apo propozim tuajin në mënyrë që politikat tona zhvillimore dhe partnerëve tanë të jenë në hap me nevojat e juaja”, shtoi zv. Ministri Demelezi.
Gjithashtu, zv. Ministri i BPZhR-së, Imri Demelezi të pranishmit në këtë ngjarje i informoi se numri i granteve të ndara për gratë fermere në vitin 2022 ka qenë 145 sosh, apo konkretisht, në mjete financiare për gra janë ndarë në vlerë prej 7,249,148.10 Euro.