MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zv. ministri Demelezi: MBPZhR e përkushtuar për të qenë krah i bujqve vendorë

15.06.2023

Prishtinë, 15 qershor 2023 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, vizitoi fermën "Vo Katuni", e cila është në pronësi të familjes Binaku nga Klina. Fermeri Agron Binaku bashkë me prindërit e tij të cilët janë kthyer nga Italia, në vitin 2022 kanë filluar që të merren me bujqësi dhe blegtori. Ata në fermën e tyre tani kanë mbi 300 dhi. Gjithashtu, kanë edhe rreth 5.000 pula vojse.

Zv.ministri i BPZhR-së, Imri Demelezi duke parë nga afër përkushtimin e familjes Binaku tha se, ne si Ministri do të vazhdojmë të mbështesim fermerët tanë me qëllim të diversifikimit të veprimtarisë së tyre. Gjithashtu, shtoi se investimi dhe kthimi i bashkatdhetarëve në vendin e tyre është i sigurtë dhe se Qeveria do të qëndroj përkrah tyre. Nga ana tjetër, familja Binaku falenderuan zv. ministrin Demelezi për vizitën, ku shtuan se me ndihmën që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural po i jep fermerëve, po inkurajon ata që të shtojnë vëllimin e punës dhe zgjerimin e saj.

Theksojmë se, përveç nënsektorëve të lartpërmendur, familja e Agron Binakut merren edhe me mbjelljen e 23 ha misër dhe 6 ha grurë. Synojnë që në të ardhmen të zgjerojnë edhe më tej biznesin e tyre.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31