MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zv. Ministri Demelezi: Gratë fermere vlerë e shtuar e bujqësisë së vendit tonë

03.07.2023

Prishtinë, 3 korrik 2023 - Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi qëndroi për vizitë në komunën Klinës, ku u mirëprit nga Magdalena, në fshatin Gremnik të kësaj komune. Magdalena me ndihmën e bashkëshortit Ardianit dhe kunatit Arbonit menaxhon me fermën e saj në të cilën mbanë mbi 50 lopë qumështore. Bashkë me familjen e saj dorëzojnë qumësht në sasi rreth 300 litrave në ditë dhe janë përfitues të programit të pagesave direkte për qumësht ekstra klasë.

Zv. Ministri Demelezi, me këtë rast tha se vizitat e terrenit na ndihmojnë që të kuptojmë nevojat e fermerëve dhe se këto diskutime me fermerë na shërbejnë në politik-bërje në aspektin e zhvillimit të bujqësisë. Po ashtu shtoi se ne si ministri inkurajojmë të gjithë fermerët e posaqërisht gratë që të merren me bujqësi, ndërsa në anën tjetër ministria do të vazhdoj të qëndroj si pikë e fortë mbështetëse për secilin fermer të Republikës sonë.

Gjatë kësaj vizite, ata u shprehën se i janë falënderues ndaj Ministrisë së Bujqësisë për lehtësimin e aplikimit, si dhe rritjen e përkrahjes ndaj fermerëve të vërtetë. Ndër të tjera u diskutuan sfidat dhe nevojat e tyre të cilat ata si fermerë i kanë. Synim i saj dhe familjes është që të zgjerojnë edhe më tutje fermën e tyre.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31