MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zgjatet deri më 14 Dhjetor afati për aplikim për grante në bujqësi

27.11.2023

Prishtinë, 27 nëntor 2023 - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, konkretisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka zgjatur afatin për aplikim për masat mbështetëse në kuadër të Programit për Zhvillim Rural - Grante 2023 deri më 14 dhjetor 2023.

Ndërkaq, të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni i nevojshëm, mbesin të njëjta dhe për të gjitha këto Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka përgatitur udhëzues për aplikues, të cilët të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë në ueb faqen www.azhb-ks.net dhe www.mbpzhr-ks.net .Po ashtu, të gjithë të interesuarit mund të informohen edhe në Zyrat Rajonale të AZHB-së.

Në thirrjen për aplikim, e cila do të jetë e hapur deri më 14 dhjetor 2023 ora 16:00, të gjithë të interesuarit, aplikimin mund ta bëjnë përmes ueb-modulit online në ueb faqen e AZHB-së www.azhb-ks.net në të cilën gjendet linku: “Aplikimi online për PZHR” që dërgon në modulin e aplikimit online. Në këtë ueb-modul regjistrohet projekti, si dhe ngarkohen të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim.

Ndryshe, buxheti për këto masa mbështetëse për zhvillim rural, këtë vit arrin në 24,627,000.00 Euro.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30