MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Lazar Radulovic vizitoi fermerët në Komunën e Novobërdës

08.02.2024

Prishtinë, 8 shkurt 2024 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,Lazar Radulovic ka vizituar fermerët në Komunën e Novobërdës, ku nga afër ka parë veprimtaritë bujqësore e blegtorale që zhvillohen në këtë rajon.

Në fshatin Prekovc, ai vizitoi familjen Ivkovic, të cilët kultivojnë elb dhe thekër në një sipërfaqe prej 5 hektarësh, e krahas kësaj kultivon më shumë se 80 pula. Krahas këtij fermeri, zëvendësministri ka vizituar edhe fermën e familjes Jovanović, po në fshatin Prekovc, ku është njoftuar në detaje për aktivitetin e tyre blegtoral. Ata në fermën e tyre kanë 7 lopë dhe mbajnë një fermë derrash, e të cilët synojnë që në të ardhmen të zgjerojnë aktivitetin e tyre bujqësor. Zëvendësministri i BPZhR-së, Radulovic ka vizituar edhe fshatin Zebincë, ku ka qëndruar tek fermeri Peric, i cili kultivon 3 hektarë tokë bujqësore e krahas kësaj kanë edhe 8 lopë.

Me këtë rast, zëvendësministri i ka inkurajuar ata që të aplikojnë në programet mbështetëse të MBPZhR-së, në mënyrë që të kenë mundësi të zgjerojnë veprimtaritë e tyre bujqësore e blegtorale. Në vizitë familjes së katërt Peric, i cili me djalin dhe gruan kultivojnë 30 dhi dhe punojnë 2.5 hektarë tokë. Novica Peric merret edhe me përpunimin e djathit dhe qumështit. “Qeveria vazhdon të angazhohet përmes granteve dhe subvencioneve për të përmirësuar sektorin e bujqësisë dhe për të ndihmuar fermerët, duke mbështetur iniciativat e tyre për të arritur prodhim më cilësor dhe të qëndrueshëm”, ka theksuar zëvendësministri Radulović.

Gjatë ditës, ai ka vizituar edhe fermën e familjes Andrijevic në fshatin Sllatinë, të cilët kultivojnë pula dhe kultivojnë perime në serrë, blegtorin Miča Martinović të cilët në fermën e tyre kanë 60 dele, 7 lopë, 30 pula dhe 4 derra, si dhe fermerin Slavisa Martinović, që merren bletari dhe përpunim e mjaltit. Zëvendësministri i BPZhR-së Radulovic shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë për angazhimin dhe mundin e tyre në ruajtjen dhe ngritjen e standardeve të prodhimit bujqësor, blegtoral dhe bletar në vend.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31