MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Januzi vizitoi qytetin e Strugës

21.07.2016

Prishtinë, 21 korrik 2016 – Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Vezir Januzi sot vizitoi qytetin e Strugës në Maqedoni, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, z. Zijadin Sela.

Gjatë këtij takimi ata diskutuan rreth çështjeve që kanë të bëjnë me sektorin e bujqësisë të të dyja vendeve, konkretisht harmonizimi i bashkëpunimeve në këtë fushë.

Zëvendësministri Januzi nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria e Republikës së Kosovës po u ndanë fermerëve vendor, duke shtuar gjithashtu se kjo mbështetje nga viti në vit po rritet, si dhe shprehu interesimin e tij për një bashkëpunim të ndërsjellë. 
 
Pas takimit, kryetari Sela bashkë me zëvendësministrin Januzi, kryen një vizitë në një fabrikë të suksesshme, e cila merret me përpunimin e plehrave organike.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31