MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Januzi vizitoi bletarët e Komunës së Pejës

09.08.2016

Prishtinë, 09 gusht 2016 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, së bashku me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, kanë vizituar disa bletarë të kësaj komune, ku për së afërmi janë njoftuar me investimet e bëra në sektorin e bletarisë në këtë anë.

Po ashtu, ata kanë vizituar edhe fabrikën për përpunimin e mjaltit në komunën  e Pejës, me ç’rast zëvendësministri Januzi i njoftoi ata edhe me investimet e ministrisë në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese në sektorin e bletarisë në vend.

Zëvendësministri theksoi se mbështetja për sektorin e bletarisë do të rritet në vazhdimësi me qëllim të shtimit të prodhimtarisë dhe cilësisë së mjaltit dhe produkteve të saj.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31