Zëvendësministri Januzi takoi kryetarin e Mitrovicës

28 korrik 2015 - Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi është pritur në një takim pune nga Kryetari i komunës së Mitrovicësë, Agim Bahtiri.
Kryetari Bahtiri e informoi Zëvendësministrin Januzi për punën e komunës së Mitrovicës ne veçanti ne fushen e bujqësisë dhe pylltarisë.
Zëvendësministri Januzi u interesua për sektorin e bujqesise dhe agrorurual ne Mitrovicë, po ashtu u interesua rreth subvencioneve për fermerët e komunës së Mitrovicës dhe për Projektet e Zhvillimit Rural.
Interesimi i Zëvendësministrit Januzi ishte po ashtu për shfrytzimin dhe mbrojtjen e tokës bujqësore dhe tokës pyjore si dhe mundësitë e shtimit të kapaciteve dhe sipërfaqeve nën ujitje.