Zëvendësministri Januzi premton përkrahje të vazhdueshme për shpezëtarinë
06.09.2016Prishtinë, 06 shtator 2016 Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, ka vizituar fermën e pulave “Bellini-A”, në fshatin Skivjan të komunës së Gjakovës, ku për së afërmi është njoftuar me investimet e bëra në këtë fermë.
Zëvendësministri theksoi se mbështetja e MBPZHR-së për sektorin e shpezëtarisë do të rritet në vazhdimësi me qëllim të shtimit të prodhimtarisë dhe cilësisë së produkteve në këtë sektor.
Në anën tjetër, pronari i kësaj ferme, e njoftoi zëvendësministrin për së afërmi me kapacitetet e fermës, si dhe për nevojat e tyre për përkrahje të vazhdueshme, me qëllim të zgjerimit të veprimtarisë së tij bujqësore.