MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Januzi po qëndron në vizitë zyrtare në Zvicër

11.11.2016

Prishtinë, 11 nëntor 2016 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi po qëndron në një vizitë zyrtare në Zvicër.

Gjatë  kësaj vizite ai ka takuar shefin e  delegacionit të përhershëm të BE-së në Zyrën e Kombeve te Bashkuara, Peter Sorensen, të cilën e ka njoftuar me zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe me programet zhvillimore të ministrisë për mbështetjen e bujqësisë në vend.

Me këtë rast, zëvendësministri Januzi, ka shprehur gatishmërinë e tij për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit  mes Kosovës dhe Zvicrës në fushën e bujqësisë.

Delegacioni kosovar, i udhëhequr nga zëvendësministri Januzi është takuar edhe me presidentin e Parlamentit të Kantonit të Gjenevës, Guinchard Jan- Mart, ku dhe ka marrë mbështetjen e tij për bashkëpunim në të ardhmen në sektorin e bujqësisë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31