MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Imri Demelezi takoi përfaqësuesit e Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara

07.12.2021

Prishtinë, 07 dhjetor 2021 –  Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi i shoqëruar nga Zyrtarja për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në MBPZhR, Donika Ahmeti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e “Shoqatës së të Verbërve të Komunës së Prishtinës”, “Klubit Dëshira”, si dhe përfaqësuesin e “Shoqatës Handicap Kosova”. Angazhimi i Zëvendësministrit Demelezi për këta persona do të intensifikohet në vazhdimësi, bazuar edhe në atë që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka shpallur vitin 2022 Vit të Personave me Aftësi të Kufizuara,

Gjatë këtij takimi u diskutua për problemet dhe shqetësimet që ata i kanë lidhur me qasjen në sektorët ku udhëheq MBPZhR-ja. Me këtë rast ata kërkuan që përmes politikave të mirëfillta të hartohen legjislacione, të cilat do të përmirësonin qasjen apo realizimin e të drejtave të tyre.

Zëvendësministri Demelezi u zotua se do të angazhohet që të krijoj qasje të barabartë për të gjithë personat me aftësi të kufizuar në mënyrë që këta të integrohen tërësisht ne sektorët e MBPZHR-së, në veçanti të sektorit të bujqësisë ku gjithsecili do të jepnin kontribut për zingjirin ushqimor në vend.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30