MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Demelezi vizitoi bletarët në Komunën e Podujevës

20.05.2022

Prishtinë, 20 maj 2022 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, me rastin e Ditës Botërore të Bletës ka vizituar sot bletarët në Komunën e Podujevës. Me këtë rast, Zëvendësministri Demelezi ka theksuar se vendi ynë ka potencial dhekushte të përshtatshme për zhvillimin e bletarisë, duke pasur parasysh kushtet klimatike, reliefit dhe numrit të madh të bimëve mjaltëdhënëse, të cilat garantojnë prodhimtari rentabile dhe cilësore të mjaltit dhe prodhimeve bletare.

“Krahasuar me vitet e mëhershme, këtë vit përmes Programit të Subvencioneve 2022 kemi rritur përkrahjen për bletarinë. Një koshere bletë do të subvencionohet me 20 euro nga sa është subvencionuar më herët me 15 euro. Po ashtu ju garantoj se MBPZhR-ja do të jetë gjithmonë aty ku e kërkon fermeri dhe se përkrahja për ta nuk do të mungojë”, ka thënë Zëvendësministri Demelezi.

Ndër tjerash, ai ka treguar se do të angazhohen në vazhdimësi që bashkërisht fermerët dhe gjithë akterët tjerë relevant t’i  identifikojnë vazhdimisht sfidat dhe nevojat, e pastaj të gjejnë edhe zgjidhjet, të cilat do të mundësonin forcimin dhe zhvillimin e sektorit sa i përket konkurrueshmërisë në kualitet.

“Ne duhet bashkërisht të ofrojmë zgjidhje të pranueshme për të gjithë që të koordinojmë dhe rregullojmë problematikat e ndryshme të bletarëve në lidhje me ndotjet në rritje, përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve (pesticideve dhe herbicideve) e të cilat disa nga to mund të jenë të dëmshme për bletën, të ofrojmë zgjidhje për kullosa më të begata”, tha Zëvendësministri Demelezi.

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Bletës, Zëvendësministri Demelezi ka bërë thirrje që të punohet së bashku në partneritet, ashtu siç punojnë bletët për të mirën e përgjithshme, të ambientit, dhe vendit tonë.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30