MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Demelezi vizitoi blegtorët në Komunën e Artanës

19.01.2024

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, ka vizituar sot blegtorin Jakup Mustafa, në Komunën e Artanës, ku nga afër është njoftuar me veprimtarinë e tij blegtorale. Në fermën e tij, ky blegtor ka rreth 45 lopë, 30 viça, si dhe pula e dhi të kuqe, e i cili me këtë veprimtari ka bërë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit blegtoral në këtë zonë. Ky fermer së bashku me tre djemtë e tij po ashtu punojnë edhe rreth 10 hektarë me drithëra.

Zëvendësministri Demelezi duke parë nevojat e fermerëve theksoi rëndësinë e përkrahjes së Qeverisë për fermerët dhe tha se do të vazhdojnë të mbështesin investimet në infrastrukturë, teknologji dhe inovacion për të shtuar efikasitetin e prodhimit. Ai gjithashtu shprehu falënderimin e tij ndaj fermerit Jakup Mustafa për përkushtimin dhe punën e palodhur në ruajtjen dhe rritjen e standardit të prodhimit bujqësor e blegtoral në vend.

Fermeri Mustafa, e njoftoi atë me sfidat dhe nevojat e fermerëve në këtë zonë dhe u shpreh falënderues ndaj Qeverisë për përkrahjen e vazhdueshme përmes subvencioneve.

Zëvendësministri Demelezi tha se Qeveria vazhdon të angazhohet përmes granteve dhe subvencioneve në përmirësimin e sektorit bujqësor dhe ndihmën e fermerëve, duke mbështetur iniciativat e tyre për të arritur një prodhim më cilësor dhe të qëndrueshëm.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30