MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Demelezi: Politika dhe dokumente strategjike për zhvillimin e bujqësisë organike

22.09.2023

Prishtinë, 22 shtator 2023 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes politikave bujqësore dhe dokumenteve strategjike synon zhvillimin e bujqësisë organike dhe rritjen e kapaciteteve e cilësisë të kësaj prodhimtarie.

Përkrahjen për këtë sektor e konfirmoi edhe njëherë Zëvendësministri i BPZhR-së, Imri Demelezi, gjatë fjalimit të tij në “Ditën Evropiane të Produkteve Organike”, e organizuar nga Shoqata Organika dhe e përkrahur nga projekti i GIZ-it në Kosovë “Entrepreneurship Promotion”.

“Si dokument strategjik, në prill të këtij viti kemi finalizuar Planin e Veprimit për Bujqësinë Organike 2023 – 2026. Përmes këtij Plani të Veprimit, kemi përcaktuar hapat konkret që do të mundësojnë zhvillimin e kapaciteteve ekzistuese organike dhe ngritjen e atyre të rejave, ngritje të cilësisë së prodhimeve organike, rritje të të hyrave e rrjedhimisht edhe ndikimit pozitiv në nutricion. Ndërkaq, përmes Programit të Pagesave Direkte 2023, MBPZhR-ja, ka mbështetur fermerët me vlerë prej 100 Euro /ha për sipërfaqet e certifikuara për prodhimtari organike, ndërsa për sipërfaqet te cilat ndodhen ne periudhën e konvertimit me vlerë prej 50 Euro/ha”, tha zëvendësministri Demelezi. Sipas tij, ngjarjet e tilla si kjo janë një rast i mirë për të shpërndarë informacione mbi përfitimet e bujqësisë organike për mjedisin, shëndetin, dhe ekonominë.

Ndryshe, gjatë kësaj ngjarje është organizuar edhe panel diskutimi me temën “Bujqësia organike në Kosovë, e kaluara dhe e tashmja”.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31