MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Demelezi në takimin e IFC-së me tregtuesit e inputeve bujqësore

16.02.2024

Prishtinë, 16 shkurt 2024 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, me ftesë të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), që është pjesë e Bankës Botërore, ka marrë pjesë sot në takimin e organizuar me tregtuesit e inputeve bujqësore.

Kjo ngjarje ishte organizuar me qëllim të njoftimit të furnizuesve të inputeve bujqësore me projektligjin e ri te aprovuar në Qeveri, atë të Faturave të Kulturave Bujqësore dhe Fletëmagazinat.

Zëvendësministri Demelezi, në fjalimin e tij ka theksuar rëndësinë e këtij projektligji në aspektin e qasjes në financa. “Ne si Ministri e Bujqësisë kemi qenë të interesuar që fermerët tanë t’i përkrahim me të gjitha mundësitë për t’ju ofruar atyre instrumente të cilat do të ua lehtësonin qasjen në financa. Këto instrumente mund t'i përdorin grupe shoqërore siç janë të rinjtë, gratë dhe fermerët e rinj që më pak apo fare nuk kanë pasur qasje në financa nga bankat apo huazime nga tregtuesit”, ka thënë zëvendësministri Demelezi.

Gjatë këtij organizimi të IFC-së ka pasur edhe diskutime tjera nga tregtuesit e inputeve bujqësore lidhur me këtë projektligj, i cili do të formalizoj dhe lehtësojë marrëdhëniet në mes fermerëve dhe tregtuesve. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31