Zëvendësministri Demelezi në shënimin e 100 vjetorit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve në Bruksel
26.01.2024Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi ka marrë pjesë në shënimin e 100 vjetorit të themelimit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) në Bruksel, ku krahas tij si përfaqësues i Republikës së Kosovës ishte edhe Flamur Kadriu nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Në kuadër të këtij përvjetori janë diskutuar shumë çështje lidhur me bujqësinë në përgjithësi dhe veterinarinë, për të parë edhe mundësitë e avancimit të tyre përmes bashkëpunimeve institucionale në mes shteteve.
Në shënimin e këtij përvjetori, krahas përfaqësuesve të Kosovës,pjesëmarrës ishin edhe zëvendëskryeministri i Belgjikës, David Clarinval, Presidentja e OBShK-së Dr Monique Eloit, si dhe ekspertë të veterinarisë nga vendet e ndryshme.
Kosova po ashtu është ftuar që të jetë pjesë në Sesionin e Përgjithshëm të WOAH në Paris.