MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Demelezi në konferencën ministrore në BE

25.01.2024

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi me ftesë të Mbretërisë së Belgjikës, si kryesuese e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe me ftesë të Komisionit Evropian, ka marrë pjesë në konferencën ministrore me temën "Biosiguria dhe vaksinimi; mjete thelbësore për parandalim, kontroll dhe ç'rrënjosje të sëmundjeve të kafshëve".

Konferenca mblodhi zëvendëskryeministrin belg, ministra dhe zv.ministra të bujqësisë nga shumë shtete të BE-së dhe vendeve tjera, si dhe drejtorët e agjencive veterinare nga e gjithë bota.

Nga kjo konferencë u diskutuan tema për sigurinë e ushqimit dhe takime me përfaqësues nga DG SANTE dhe pjesëmarrës tjerë të konferencës nga shtetet pjesëmarrëse.

Synim nga konferenca ministrore ishte shkëmbimi i informatave të fundit për politikat e biosigurisë dhe mundësia që Kosova të bëhet pjesë e organizatave të ngjashme evropiane dhe botërore.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31