MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Demelezi merr pjesë në Ditën Fushore të Boronicës

27.02.2024

Prishtinë, 27 shkurt 2024 - Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi ka marrë pjesë sot në Ditën Fushore të Boronicës, që u mbajt në pemishten “BerryKode”, në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë. Kjo ditë fushore është organizuar nga Shoqata Nacionale "Mjedra e Kosovës", me mbështetjen e GIZ-it përmes projektit "Entrepreneurship Promotion" për krasitje të boronicës.

Me këtë rast, zëvendësministri Demelezi, ka treguar për të arriturat e këtij sektori, si dhe përkrahjen që MBPZhR-ja e ka dhënë ndër vite për këtë sektor të rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë.

“Në 3 vitet e fundit, Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme në bujqësi. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes angazhimeve të përbashkëta dhe avancimit të politikave bujqësore ka ndikuar në prodhim, cilësi dhe eksporte bujqësore. Po ashtu, kemi rritur buxhetin nga 62 në 90 milionë euro, kemi ulur barrën administrative dhe po vazhdojmë tutje, duke forcuar dhe pasuruar bazën ligjore. Krahas kësaj, do të vazhdojmë tutje me rritjen e transparencës dhe llogaridhënies dhe do të diversifikojmë politikat mbështetëse përmes Programit për Pagesa Direkte dhe Programit për Zhvillim Rural”, ka thënë zëvendësministri Demelezi.

Ndër tjerash, zëvendësministri ka inkurajuar bashkëpunimin mes fermerëve, sektorit privat dhe institucioneve qeveritare, pasi që sipas tij vetëm duke punuar së bashku, mund të arrihet një rritje e qëndrueshme e sektorit, si dhe mirëqenie e fermerëve në vendin tonë.

Ndryshe, MBPZhR-ja kulturën e boronicës e mbështet përmes Programit të Pagesave Direkte në vlerë prej 450 euro për hektarë. Ndërkaq, përmes Programit për Zhvillim Rural për pemët manore gjatë vitit 2023 janë ndarë 800,000.00 euro.

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30