Zëvendës Kryeshefi i APK-së, Bekim Hoxha: Do të vazhdojmë me pyllëzime të reja

Zëvendës Kryeshefi i Agjencisë Pyjore të Kosovës, Bekim Hoxha ka marrë pjesë sot në aktivitetet që janë shënuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ai mori pjesë në mbjelljen e fidanëve në sipërfaqet e Korporatës Energjetike të Kosovës, përkatësisht në divizionin e prodhimit të thëngjillit të termocentralit Kosova A në Obiliq.
Me këtë rast, Zëvendës Kryeshefi Hoxha ka theksuar rëndësinë e mbjelljes së fidanëve për mbrojtjen e ambientit, dhe rolin që drunjtë kanë në absorbimin e karbonit, me theks të veçantë në ambientet me ndotje të lartë të mjedisit, sikurse që është komuna e Obiliqit. “Përmes angazhimeve të vazhdueshme institucionale do të vazhdojmë me mbjelljen e fidanëve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të pyllëzimeve të sipërfaqeve sa më të mëdha”, ka thënë Hoxha.
Ndryshe, ky aktivitet është organizuar nga Misioni i EULEX-it në Kosovë, ku pjesëmarrës ishin krahas Zëvendës Kryeshefit Hoxha ishin edhe Shefi i Misionit të EULEX-it , Lars-Gunnar Bertil Ëigemark, Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, si dhe përfaqëues të institucioneve tjera vendore.