MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Vreshtat e Kosovës në pullë postare

21.09.2015

Prishtinë, 21 shtator 2015 –  Vreshtat e Kosovës tashmë po promovohen edhe përmes pullës postare. Posta e Kosovës sot ka përuruar pullën postare me vreshtat e Kosovës, përmes së cilës do të promovohet prodhimi i rrushit dhe verës.

Gjatë përurimit të kësaj pulle, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, tha se krahas shumë projekteve tjera promovuese të ministrisë, emetimi i kësaj pulle postare do të ndikojë edhe më tej në avancimin dhe promovimin e këtij sektori në vend. Ai tha se sektori i vreshtarisë dhe verëtarisë është një prej sukseseve më të mëdha në fushën e bujqësisë, ku tashmë prodhimet e këtij sektori kanë gjetur vend edhe në tregjet evropiane. Me këtë rast, ai theksoi se Kosova ka kushte agroklimatike shumë të mira për zhvillimin e sektorit të vreshtave.

Zëvendësministri Januzi, tregoi se mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë për vreshtarët ka vazhduar edhe sivjet, ashtu si edhe viteve të kaluara, ku përmes pagesave direkte dhe granteve investive synojnë shtimin e sipërfaqeve me vreshta të reja, e bashkë me këtë edhe rritjen e prodhimtarisë në këtë sektor. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30