MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

U mbajt panairi “Ti ruajmë vlerat tona tradicionale”

01.08.2016

Është mbajtur sot Panairi i gjashtë me radhë “Ti ruajmë vlerat tona tradicionale”, i cili këtë vit pati karakter regjional.

Përveç fermerëve nga komuna e Vitisë, pjesëmarrës ishin edhe ata nga komunat tjera si: Gjilani, Ferizaj, Lipjani, Kaçaniku,Hani Elezit, Shtërpca, Kllokoti dhe komuna e Shtimes.

Pjesëmarrësit vlerësuan organizimin dhe zgjerimin e këtij eventi përtej kufijve komunal, duke thënë se kjo fuqizon fermerët dhe prodhuesit vendor për afirmimin e prodhimeve të tyre.

Në hapje të panairit foli edhe Vezir Januzi, zv.ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural (MBPZHR) në fjalën e tij theksoi se Qeveria e Kosovës tash më ka vënë në fokus për ti dhënë prioritet të lartë sektorit të bujqësisë dhe për këtë vit, ka planifikuar një buxhet prej 46 milion euro. “Bujqësia një sektor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vendit, padyshim se pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (msa) vitin e kaluar, juve si fermerë dhe prodhues e kultivues të produkteve bujqësore, u janë hapur rrugët në BE. Për këtë, ne duhet të punojmë që të kemi prodhime kualitative e cilësore, që të jemi konkurrues serioz në tregjet e jashtme”, ka thënë Januzi.

Komuna e Vitisë njihet si rajoni i kultivimit të vlerave tradicionale në shumë fusha, por më shumë njihet në prodhimet bujqësore siç janë kulturat lavërtarie, pemëtaria, perim-kultura, bletaria, blegtoria, si dhe atë të trashëgimisë kulturore, u tha në hapje të këtij panairi nga Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, duke shpallur të hapur edicionin e gjashtë të këtij panairi, Qëllimi i këtij panairi, është ruajtja dhe promovimi i prodhimeve tona tradicionale, si dhe fuqizimi I fermerëve dhe bizneseve që veprojnë në rajonin e Anamoravës. Panairi “Ti ruajmë vlerat tona tradicionale” u organizua nga Komuna e Vitisë, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Grupi Lokal i Veprimit (GLV) “Vitia” dhe Organizata Iniciativa për Komunitet në Kosovë (IKC). Panairi këtë vit u mbështet edhe projekti zviceran Aftësitë për Punësim Rural, implementuar nga Helvetas Swiss Intercooperation. Organizimi i këtij panairi u bë edhe në kuadër të aktiviteteve që po bëhen me rastin e Ditëve të Diasporës që po zhvillohen dje dhe sot në Viti.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31