MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Sektori i përpunimit të produkteve bujqësore po fuqizohet me mbështetjen e MBPZHR-së

07.04.2016

Gjatë takimit, ministri Krasniqi i njoftoi ata se ministria ka zgjeruar edhe përkrahjen përmes granteve për sektorin e prodhimit dhe përpunimit, ku në kuadër të kësaj përkrahje ai tha se do të gjejnë mbështetjen edhe agrobizneset, të cilat duan të zgjerojnë dhe modernizojnë veprimtaritë  e tyre prodhuese dhe përpunuese.

Ministri Krasniqi, theksoi se prodhimtaria bujqësore është njëra prej aktiviteteve më strategjike për nga rëndësia ekonomike dhe agrobizneset janë një prej veprimtarive me zhvillimin më të hovshëm, veçanërisht ky zhvillim viteve të fundit ai tha se është përkrahur në masë të madhe përmes granteve të MBPZHR-së. Ministri tha se Klubi i Prodhuesve Vendor do të jetë partner në hartimin e politikave programore, por edhe në reformën legjislative që lidhen me ushqimin. Në veçanti, ministri tha se do të bashkëpunohet në promovimin e produkteve vendore.

Ministri shprehi gatishmërinë e tij për një bashkëpunim me këtë klub, duke premtuar edhe rritjen e investimeve për sektorin prodhues, me qëllim të rritjes së prodhimtarisë bujqësore, zëvendësimin e importit dhe rritjen e eksportit të këtyre produkteve, si dhe përmirësimit të aftësive konkurrueseve të agrobizneseve vendore.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, të drejtuar nga Visar Kelmendi falënderuan ministrin për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe shprehën përkushtimin e tyre për mbështetjen e prodhuesve vendorë, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të tyre. Ata prezantuan edhe sfidat nëpër të cilat po kalojnë, dhe theksuan se do të bashkëpunojmë me institucionet që këto sfida të tejkalohen. Edhe ata theksuan se është e rëndësishme që të punohet në rritjen e prodhimit që do të qojë në zëvendësimin e importit.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31