MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Sekretarja Çerkini po qëndron për vizitë zyrtare në Washington

28.02.2024

Prishtinë, 28 shkurt 2024 - Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Venera Çerkini me ftesë të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe Departamentit të Shteteve të Bashkuara po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke e përfaqësuar Republikën e Kosovës në takimet që po mbahen në Washington DC në lidhje me projektin “Matja, ndërgjegjësimi dhe angazhimi i politikave për të përshpejtuar veprimet kundër punës së fëmijëve dhe punës së detyruar (Projekti MAP16). Në këto takime, sekretarja Çerkini është e shoqëruar edhe nga përfaqësuesja e ILO-s, për Kosovë, Lindita Boshtrakaj.

Gjatë prezantimit të saj, Sekretarja Çerkini ka adresuar sfidat dhe arritjet në implementimin e projektit MAP16, ku ka theksuar përpjekjet e vazhdueshme institucionale për ndërtimin e kapaciteteve, përmirësimin, mësimin interaktiv dhe zbatimin e praktikave të mira.

“Qeveria e Kosovës ka krijuar politika dhe mekanizma për të koordinuar përpjekjet e saj për të trajtuar punën e fëmijëve. Krahas kësaj në vazhdimësi jemi duke u angazhuar që edhe përmes masave të ndryshme të ndalojmë shfrytëzimin e fëmijëve në aktivitetet bujqësore dhe aktivitetet tjera ekonomike që zhvillohen në zona rurale”, ka thënë Sekretarja Çerkini.

Pas prezantimeve në kuadër të këtyre takimeve, përfituesit e USDOL dhe palët e interesuara do të angazhohen në diskutime dhe do të ndajnë njohuri mbi atë që funksionon për të forcuar kapacitetin për të adresuar punën e fëmijëve, sfidat me të cilat përballen dhe përgjigjet e duhura ndaj këtyre sfidave.

Ndryshe, Projekti MAP16 është një projekt bashkëpunimi zhvillimor i menaxhuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe financuar nga Departamenti i Punës i Shteteve të Bashkuara. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31