MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Sekretarja Çerkini: MBPZhR i bashkohet fushatës “16 Ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”

05.12.2023

Prishtinë, 5 dhjetor 2023 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kuadër të fushatës “16 Ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, ka organizuar një nismë me titull "Gruaja është vlerë, ndal dhunën”, përmes së cilës synon të kontribuojë kundër dhunës ndaj grave dhe sensibilizimit të publikut për të promovuar të drejtat e tyre.

Zv. Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Venera Çerkini, mori pjesë në këtë organizim, ku me këtë rast ka theksuar se kjo periudhë është një thirrje për solidaritet dhe veprim të përbashkët në luftën tonë kundër një shkeljeje të papranueshme të të drejtave themelore të njeriut.

“Në Ministrinë e Bujqësisë, kemi vendosur të bashkohemi në këtë fushatë me qëllim të fuqizimit të kësaj fushate me titullin ngazëllyes "Gruaja është vlerë, ndal dhunën”. Ky nuk është thjesht një fjalim, por një thirrje e qartë për të rritur vetëdijen rreth të drejtave të grave dhe për të ndaluar çdo formë të dhunës ndaj tyre”, ka thënë Zv. Seketarja Çerkini.Më tej, ajo ka theksuar se kjo fushatë synon të sensibilizojë publikun për çështjen e dhunës ndaj grave, duke përqendruar vëmendjen në të drejtat e tyre.

“Kjo fushatë nuk është vetëm një përpjekje e Ministrisë së Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, por një shenjë e përbashkët e përkushtimit tonë ndaj një shoqërie, ku barazia gjinore dhe respekti ndaj të drejtave të njeriut janë thelbësore. Në këtë rrugë, ne promovojmë sensibilizimin dhe edukimin e komunitetit bujqësor rreth rëndësisë së të drejtave të grave dhe luftën kundër çdo lloj dhune gjinore”, tha Zv. Sekretarja Çerkini.

Në anën tjetër, Menaxherja e Njësisë për Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtje nga Diskriminimi në MBPZhR, Emine Kelmendi, tha se nisna e tyre në kuadër të fushatës “16 Ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, gjithashtu nënvizon dy ide të rëndësishme për luftën kundër dhunës ndaj grave, që viktimat nuk duhet të fajësohen asnjëherë dhe autoritetet e zbatimit të ligjit janë përgjegjës për mbrojtjen e tyre në përputhje me ligjin.

Ndryshe, nisma e MBPZhR-së në kuadër të kësaj fushate është bazuar në Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi ,si dhe Rregulloren QRK-NR.03/2017 për Mekanizmat Institucional për Mbrojtje nga Diskriminimi në Qeveri dhe Komuna.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30