REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Sekretari Blerim Hasani priti në takim anëtarët e Komisionit Parlamentar për Bujqësi

16.05.2022

Prishtinë, 16 maj 2022 – Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerim Hasani ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Salih Zyba, Isak Shabani dhe Ekrem Mustafa, si dhe ekspertë të cilët janë angazhuar në kuadër të Grupit Punues për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjit për Pyje.

Gjatë këtij takimi të pranishmit kanë diskutuar për rëndësinë që ka mbikëqyrja e zbatimit të këtij Ligji dhe ku është vlerësuar se çështja e pyjeve dhe mjedisit është duke u trajtuar me prioritet nga institucionet vendore.

Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i MBPZhR-së, Blerim Hasani i ka njoftuar të pranishmit se deri më tani kanë realizuar një mori aktivitetesh dhe projekte që i kontribuojnë zhvillimit dhe menaxhimit të sektorit të pylltarisë.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural çështjen e pyjeve është duke e trajtuar me prioritet dhe në kuadër të kësaj tashmë kemi adresuar politikat e duhura zhvillimore për sektorin e pylltarisë. Po ashtu, ne do të bashkëpunojmë në vazhdimësi edhe me Grupin Punues për Mbikëqyrjen e Ligjit për Pyje, në mënyrë që të garantojmë një zbatim sa më efektiv e të sigurojmë implementimin e politikave të favorshme për sektorin e pylltarisë në vitet e ardhshme”, ka thënë Sekretari Hasani.

Ndryshe, me qëllim të zhvillimit dhe avancimit të sektorit të pylltarisë është themeluar Task Forca për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve në Kosovë, si dhe është hartuar Strategjia për Sektorin e Pylltarisë 2022-2030, si dhe Strategjia për Komunikim në Pylltari.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31