MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Rritet interesimi për kultivimin e boronicës

19.04.2016

Në Prishtinë, nga USAID sot është organizuar një konferencë rreth kultivimit të boronicës në Kosovë. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë si dhe kultivues të boronicës.

Në emër të MBPZHR-së një fjalë rasti ka mbajtur zëvendësministri Vezir Januzi.

Më poshtë keni fjalimin e tij të mbajtur në këtë konferencë:

Kam kënaqësinë dhe shpreh konsideratën time  që jam sot në mesin tuaj   për të marrë pjesë në Konferencën për boronicën me përgëzimet e  MBPZHR për angazhimin dhe përkushtimin tuaj  dhe të partnereve,   në veçanti  USAID-in, i cili  po bënë punë të madhe dhe mbështetje të fuqishme në zhvillimin dhe avancimin e sektorit bujqësor të Kosovës si dhe promovimin e shume produkteve dhe kulturave  të cilat janë treguar shumë profitabile në kushtet agroklimatike të Kosovës, dhe të cilat po ndikojnë pozitivisht edhe në  rritjen ekonomike dhe ngritjen e mërqinjës rurale në Kosovë.

Dëshiroj të ju informoj se  Qeveria dhe  MBPZHR,  në kuadër te hartimit dhe zbatimit te politikave sektoriale në fokus të veçante e ka  zhvillimin dhe ngritjen e sektorit  agrorural  me qëllim të krijimit të kushteve dhe mundësve politike, ligjore  për prodhimin  dhe përpunimin e produkteve bujqësore, marketingun e produkteve bujqësore  dhe mbështetjen e vazhdueshme financiare përmes granateve dhe subvencioneve dhe format tjera të mbështetjes.

Në kuadër të politikes dhe programit për mbështetje edhe për vitin 2016, Ministria  e Bujqësisë e ka venë në mbështetje  grumbullimi , përpunimi dhe tregtimit i produkteve jo drusore të malit  përfshirë edhe boronicën.

Më lejoni  të ju informoj se ne po punojmë ngusht në hartimin e zbatimin e politikave  sipas standardeve evropiane. Për një ekonomi konkurruese dhe për ngrijën e mirëqenies rurale në Kosovë.

Edhe pse Kosova është një vend i vogël, ka potencial të mirë për ngritjen dhe zhvillimin e sektorit bujqësor  falë kushteve agroklimatike, tokës kualitative dhe ekologjike dhe gatishmërisë së të rinjve për tu marrë me bujqësi. 

Pas nënshkrimit te MSA, për Kosovën dhe fermerin  kosovar është hapë një mundësi e madhe për tregun  konkurrues të BE-së  dhe ne padyshim se  do të jemi konkurrues me produkte  bujqësore dhe agro ushqimore kualitative të prodhuara sipas standardeve te BE-së.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30