MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Reformat në bujqësi në përputhje me normat dhe standardet e BE-së

17.03.2016

Prishtinë, 17 mars 2016 - Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian sot kanë mbajtur takimin e tyre të radhës në kuadër të kornizës së Dialogut për Procesin e Stabilizim Asociimit (DPSA), ku temë diskutimi ka qenë sektori i bujqësisë, zhvillimit rural, peshkataria dhe siguria e ushqimit në vend.

Në këtë takim sektorial për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi, tha se objektivi kryesor i politikave të tyre bujqësore është zhvillimi i bujqësisë sipas modelit evropian, një bujqësi shumë funksionale, e qëndrueshme dhe konkurruese. Sekretari Halimi, gjatë këtij takimi ka treguar edhe për progresin e arritur në sektorin e bujqësisë gjatë vitit 2015.

“Pasi që në kuadër të MSA-së, bujqësia është njëri ndër sektorët më përfitues dhe në këtë aspekt përfitimet pritet të jenë shumë pozitive për sektorin e bujqësisë në Kosovë, ne si ministri përmes politikave bujqësore, të cilat janë në harmoni me politikat e përbashkëta bujqësore të BE-së, si dhe me legjislacionin në fuqi, ne kemi shënuar progres në këtë sektor dhe kemi bërë reforma strukturore që janë në përputhje me normat dhe standardet e BE-së”, tha sekretari Halimi.

Gjatë këtij takimi sektorial, drejtorë të departamenteve kyçe të MBPZHR-së, si dhe përfaqësues të AKP-së dhe AUV-së, kanë prezantuar punën e bërë për harmonizimin e politikave, legjislacionit dhe zhvillimeve tjera në zbatim që nga Raporti i fundit i Progresit.

Ndryshe, Dialogu për PSA është një kornizë në kuadër të së cilës Bashkimi Evropian dhe administrata e Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me agjendën evropiane. Takimet sigurojnë të dhëna direkte për raportin vjetor të progresit të Komisionit Evropian. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31