MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Realizohen 10 milionë euro pagesa për përfituesit e granteve zhvillimore në bujqësi – në procedurë edhe të tjerat

24.12.2015

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka kryer tashmë një pjesë të pagesave për përfituesit e granteve të zhvillimit rural, që janë shpallë këtë vit. Sipas raporteve të fundit, vetëm këto ditë janë paguar mbi 7 milionë euro për rreth 180 përfitues, ndërkaq në procedurë të pagesës janë edhe projektet e tjera përfituese.  MBPZHR do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, si dhe në muajin janar të realizojë të gjitha pagesat e mbetura.

Duhet të theksohet se tek masa e granteve për përpunim të produkteve bujqësore, muaj më parë janë bërë pagesat e avanseve për mbi 30 përfitues, në vlerë prej rreth 3 milionë euro, të cilëve pagesat finale ju bëhen pas realizimit të projekteve gjatë vitit 2016. Me këtë shuma totale e pagesave të projekteve fituese shkon në 10 milionë euro.

Sivjet MBPZHR-ja ka ndarë mbi 19 milionë e 500 mijë euro për grante zhvillimore në bujqësi, ndërkaq 21 milionë e 205 mijë euro të tjera në subvencione, pagesat e të cilave tashmë kanë përfunduar. Nga numri total prej 37,521 përfituesve, 380 janë përfitues të granteve dhe 37,141 të pagesave direkte - subvencioneve.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31