MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Publikohen vlerësimet preliminare për disa nënmasa për grante në bujqësi 2016

03.06.2016

Ka përfunduar sot vlerësimi preliminar për një pjesë të projekteve që kanë aplikuar në skemën e granteve për zhvillim rural të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2016.

Vlerësimi është bërë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), si institucion përgjegjës për zbatimin e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Ndërkaq, vlerësimi për projektet e tjera po vazhdon me intensitet të shtuar dhe në përputhje me kriteret e parapara sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.02/2016 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2016, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural  2016, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.

Sot vlerësimi preliminar ka përfunduar për nënmasen 101.2 Sektori për serra, nënmasa 101.2.1 Sektori i depove për ruajtje të perimeve, nënmasa 101.4, Sektori i qumështit nga lopët dhe nënmasa 101.4.1 Sektori i qumështit nga delet dhe dhitë.

Listat preliminare janë të qasshme për publikun nga sot në faqen e AZHB-së dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në funksion të rritjes se transparencës me fermerët dhe efikasitetit në implementimin e programit, për herë të parë këtë vit, fermerët aplikues po informohen përmes SMS-ve për publikimin e rezultateve të vlerësimeve preliminare dhe po ashtu, ata janë njoftuar edhe me e-mail për aplikacionin e tyre. Në e-mail atyre iu është dërguar vendimi për aplikacionin e tyre e po ashtu edhe poentimi që ata kanë arritur. Kjo gjë e përshpejton procesin e implementimit të programit po ashtu, por më me rendësi e rritë transparencën me fermerët dhe qytetarin.

AZHB është në finalizim të vlerësimeve preliminare edhe për masat dhe nënmasat tjera, dhe njëjtë edhe për to njoftimin dhe vendimet do t’ua dërgojë me SMS dhe e-mail fermerëve, si dhe do të jenë publike në uebfaqet e AZHB-së dhe MBPZHR-së.

Për këto nënmasa që janë publikuar vlerësimet, sot hapet edhe periudha për ankesat potenciale në afat prej 15 ditëve, me nenin 33  të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.02/2016 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2016.

Të gjithë aplikantët kanë të drejtë ankese, të cilën duhet ta dorëzojnë në formë të kërkesës për rishqyrtim, drejtuar Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave, në selinë e AZHB-së.

Gjithashtu, pas shqyrtimit të ankesave eventuale dhe kontrolleve në terren do të përpilohet lista finale e projekteve të miratuara, e cila gjithashtu do të publikohet me kohë.

Me poshtë, ju lutem gjeni edhe disa sqarime të rëndësishme, në lidhje me procesin e deritashëm dhe fazat pasuese, deri në miratimin e listës finale të projekteve të miratuara:
• Lista e publikuar është preliminare dhe nuk është finale. Lista finale e projekteve të miratuara do të finalizohet dhe do të publikohet pas përfundimit të afatit të ankesave dhe pas kontrollit të parë në teren.                                                                                                                                                         
• Në këtë fazë, përfitues të mundshëm janë të gjithë ata aplikantë që pas vlerësimit kanë marrë numrin më të lartë të pikëve dhe kanë plotësuar gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.02/2016 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2016, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural  2016, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.
• Në këtë fazë, nuk janë përfitues të mundshëm aplikantët që nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme për t’u konsideruar përfitues të mundshëm, bazuar në buxhetin e miratuar për këtë sektorë. Në rastet kur aplikantët kanë pikë të barabarta, sipas Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) Nr.02/2016 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2016, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural  2016, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë, përparësi në përzgjedhje ka aplikanti që ka aplikuar me herët.                                               
• Aplikantët që nuk e kanë kaluar fazën e vlerësimit administrativ janë të gjithë ata aplikantë që nuk i kanë plotësuar kriteret e pranueshmërisë , sipas kërkesave të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR)Nr.02/2016 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2016, Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural  2016, si dhe Udhëzuesit për Aplikantë.                                           
• Aplikuesit e pakënaqur me rezultatin e vlerësimit kanë të drejtën e ankesës ndaj vendimeve të AZHB-së.
• Afati i ankesave, në pajtim me nenin 33  të Udhëzimit Administrativ (MBPZHR)

Nr.02/2016 Për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes në Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2016 është 15 ditë nga data e publikimit të listës preliminare të përfituesve të mundshëm të PZHR. Ankesat duhet ti drejtohen komisionit për shqyrtimin e ankesave.                                                   
                                                          
•  Aplikantët që dëshirojnë të marrim më shumë informata, mund të drejtohen në zyrat e AZHB-së, çdo ditë pune,  nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe nga ora 13:00 deri në ora 15:00.
 
Në linkun e më poshtëm gjeni Raportet e përzgjedhjes

http://azhb-ks.net/sq/raportet-e-perzgjedhjes 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31