Promovohen prodhimet bujqësore në Darkën e Lamës në Gjilan
25.10.2016Prishtinë, 25 tetor 2016 Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi ka marrë pjesë në festën tradicionale “Darka e Lamës”, në Gjilan, e cila është organizuar nga kjo komunë.
Gjatë shënimit të kësaj feste, fermerët e kësaj ane kanë promovuar produktet e tyre bujqësore, si dhe ushqime të ndryshme tradicionale, të cilat janë servuar për pjesëmarrësit e festës.
Gjatë fjalimit të tij në këtë organizim, zëvendësministri Januzi, tha se këto produkte bujqësore dhe ushqime tradicionale janë shumë të rëndësishme për shtetin e ri të Kosovës dhe njëherësh edhe motivim për të punuar edhe më shumë dhe për të fuqizuar edhe më tej sektorin e bujqësisë, duke shtuar në të njëjtën kohë prodhimin dhe cilësinë e produkteve bujqësore. Ai, po ashtu ka treguar se MBPZHR-ja përmes masave të saj mbështetëse do të vazhdojë përkrahjen e fermerëve të komunës së Gjilanit, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të këtij sektori në këtë komunë.