MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Produktet bujqësore nga Kosova duhet të jenë më shumë prezentë në Maqedoni

12.05.2016

Kosova dhe Maqedonia duhet të rrisin shkëmbimet tregtare të prodhimeve bujqësore dhe për këtë do të bashkëpunojnë të dy qeveritë.  Për këtë gjë u dakorduan sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Driton Kuqi, gjatë një takimi që patën në Prishtinë.

Ministri Krasniqi theksoi se të dy vende kanë bashkëpunim të mirë ekonomik, por në veçanti theksoi se Kosova ka nevojë të rrisë prezencën në tregun e Maqedonisë, meqë edhe tash ka më shumë diversitet të prodhimeve dhe cilësi. 

“Ne kemi një potencial në sektorin e pemëve dhe atë të perimeve qoftë në prodhim dhe përpunim por edhe në sektorë tjerë, dhe besojmë se ka hapësirë që në tregun e Maqedonisë të ketë më shumë prodhime nga Kosova. Kjo do të ndikonte që vendet e Ballkanit perëndimor të plotësojnë dhe ndihmojnë njëra-tjetrën”, tha ministri Krasniqi.

Ai e njoftoi ministrin Kuqi me zhvillimet në bujqësi, të arriturat dhe sfidat. Ministri e potencoi faktin se bujqësia është një prioritet i qeverisë dhe investimet kanë bërë që të ketë progres, duke kontribuar në punësim dhe ekonominë e vendit në përgjithësi.

Ministri Krasniqi tha se dy qeveritë duhet të punojnë më shumë në krijimin e lidhjeve mes agrobizneseve nga Kosova dhe Maqedonia.

Nga ana e tij, Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Driton Kuqi theksoi se Maqedonia dhe Kosova do të vazhdojnë të mbesin partner në fushën e ekonomisë dhe potencoi nevojën që ky bashkëpunim  të rritet. Ministri Kuqi tha se do të japë gjithë mbështetjen që bizneset nga të dy vendet të mos kenë barriera në shkëmbimet tregtare.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30