MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Prezantohet Raporti mbi Menaxhimin e Zjarrit në Natyrë, përfshirë udhëzimet për menaxhimin e zjarrit në Kosovë

28.03.2024

Prishtinë, 28 mars 2024 - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizoi punëtorinë e katërt me radhë në kuadër të programit Menaxhimi i Zjarrit në Natyrë për Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt dje në Prishtinë e që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim - SDC, koordinohet nga kompania Farmahem nga Shkupi, Maqedonia e Veriut, me mbështetjen e Helvetas Swiss Intercooperation nga Zvicra dhe Qendra Rajonale e Monitorimit të Zjarrit (RFMC).

Qëllimi i punëtorisë ishte prezantimi i Raportit mbi Menaxhimin e Zjarrit në Natyrë duke përfshirë Udhëzimet për Menaxhimin e Zjarrit në Republikën e Kosovës, i cili shumë shpejt do të bëhet publik dhe do të jetë i qasshëm për të gjitha palët e interesuara.

Gjatë kësaj punëtorie është prezantuar edhe draft Raporti i mangësive të sistemit aktual të MZN-së, si dhe pasqyra e procesit të hartimit të Strategjisë Kombëtare për menaxhimin e adaptuar të zjarrit në natyrë.

Punëtoria në nivel vendi e organizuar dhe moderuar nga Arlinda Gashi, u hap nga Tahir Ahmeti, Drejtor i Departamentit të Pylltarisë në MBPZhR, duke vazhduar tutje me një fjalim nga Udhëheqësi i ekipit të Programit të Menaxhimit të Zjarrit në Natyrë në vendet e Ballkanit Perëndimor, Cvetan Nikolovski.

Në këtë punëtori ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga institucionet si palë kyqe të programit për menaxhimin e zjarrit në natyrë, duke përfshirë shkencën, praktikat dhe politikën.

Ndryshe, Ballkani Perëndimor njihet si një nga rajonet më të prekura në Evropë nga zjarret në natyrë, ku ndryshimet klimatike, ndryshimi i përdorimit të tokës dhe migrimi rural po rrisin cenueshmërinë e ekosistemit ndaj zjarreve në natyrë në rajon. E për të zbutur ndikimet negative të zjarreve është e nevojshme të ketë bashkëpunim gjithëpërfshirës, ndërkufitar dhe shkëmbim njohurish për të forcuar kapacitetet për menaxhimin e zjarrit në natyrë. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31