MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Prezantohet projekti "Ruajtja dhe Zhvillimi i tokës rurale përmes Planifikimit Hapësinor në Kosovë"

10.09.2015

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hartuar politikat dhe legjislacionin adekuat për shfrytëzimin e tokës bujqësore dhe mbrojtjen e saj nga ndërtimet e paplanifikuara urbane. E me zbatimin e këtyre politikave dhe legjislacioni, kjo ministri synon zhvillimin e sektorit të bujqësisë me standarde të larta evropiane. Kështu është shprehur zëvendësministri i Bujqësisë, Vezir Januzi, sot gjatë prezantimit të projektit "Ruajtja dhe Zhvillimi i tokës rurale përmes Planifikimit Hapësinor në Kosovë".

Me këtë rast, zëvendësministri Januzi, tha se objektivat e projektit janë në harmoni të plotë me misionin e MBPZHR-së për menaxhimin e  tokës bujqësore, si pasuri natyrore e përgjithshme. “Zhvillimi i sektorit bujqësor përmes implementimit te proceduarve  të planifikimit hapësinor, mbrojtjes së tokës bujqësore kualitative nga ndërtimet e pa planifikuara urbane përmes zoonimit te ndërtimeve dhe përmirësimi i sistemit të identifikimit  për parcelat tokës, janë bërë me qëllim të një zhvillimi më të mirë të skeptrit të bujqësore”, tha zëvendësministri Januzi.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31