Përpjekje të përbashkëta për zhvillim dhe punësim
06.05.2015Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Jonuzi zhvilloi sot një takim me zëvendësministren e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj Beqa, me të cilën diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy ministrive në projekte të përbashkëta. Me theks të veçantë u diskutua për projekte që mund të qojnë në punësime sezonale për qytetarët me asistencë sociale, qoftë në sektorin e pylltarisë dhe sektorë tjerë.
MPBZHR-ja dhe MPMS-ja tashmë kanë një bashkëpunim/marrëveshje përmes së cilës janë punësuar mbi 900 qytetarë me asistencë sociale në ripyllëzim dhe ruajtje të pyjeve. Konform kësaj u diskutua edhe për mundësi të reja bashkëpunimi e që do të jepnin rezultate të dyanshme, qoftë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe pylltarisë dhe në rritjen e punësimit. Për këtë, të dy zëvendësministrat u pajtuan që të kenë koordinim të vazhdueshëm.