Përkrahje edhe për fermerët e Vitisë

Prishtinë, 20 mars 2015 Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, priti sot në një takim nënkryetarin e Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, me të cilin ka biseduar për masat mbështetëse të këtij viti, përmes të cilave synohet edhe fuqizimi i mëtejmë i sektorit të bujqësisë në mbarë vendin.
Me këtë rast, zëvendësministri Januzi, e ka njoftuar nënkryetarin më hollësisht me Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, përmes të cilit ai tha se do të gjejnë mbështetje edhe fermerët e kësaj komune, të cilët do të arrijnë t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara në thirrjet për aplikim, të cilat vazhdojnë të jenë të hapura deri më 10 prill të këtij viti.
Nga ana e tij, nënkryetari i Vitisë, Hasan Aliu, e uroi zëvendësministrin për detyrën dhe e falënderoi për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë.