MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Njoftim për media

14.06.2023

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO Ju fton t’i bashkoheni konferencës dy-ditore (dt. 15 dhe 16 qershor) me titull "Rishikimi i përbashkët Vjetor për Sektorin e Pylltarisë".

Dita e parë 15 qershor 2023, me fillim nga ora 09:00 në Hotelin “Garden” në Prishtinë mbahet konferenca në të cilën do të shqyrtohet gjendja e pyjeve dhe do të diskutohet rreth zhvillimit aktual të sektorit për të mundësuar tejkalimin e sfidave për një zhvillim të tij të qëndrueshëm në të ardhmen.

Dita e dytë 16 qershor 2023 do të vazhdoj me vizitën fushore në terrene pyjore.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jetë Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas B. Westerlund, Zëvendës Kryetar i Seksionit për Bashkëpunim i BE-së, Alessandro Bianciardi, anëtarja e Komisionit Parlamentar për Mjedisin, Ushqimin dhe Bujqësinë, Fitore Pacolli, e shumë të tjerë. 

Vërejtje:Për më shumë detaje të agjendës, kohës dhe vendit të mbajtjes së kësaj ngjarje, ju lutem shikoni agjendën dhe planin e bashkangjitur!

Mirëpresim ekipet tuaja!

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30