MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Njoftim për fermerët përfitues të projekteve PZhR 2022

27.06.2023

Prishtinë, 27 qershor 2023 - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton të gjithë fermerët përfitues të projekteve në kuadër të Programit për Zhvillim Rural 2022 / Grante, se mund t'i bëjnë kërkesat për shtyrje të afatit për Masën 1 dhe 7 në kohëzgjatje prej 30 ditësh nëse ka arsye të qëndrueshme, siç janë kushtet atmosferike apo sjellja e ndonjë makinerie specifike, me kusht që nuk keni shkelur afatet sipas Kontratës bazë.

Këtu bën përjashtim sektori i rrushit dhe akuakulturës.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka hartuar plotësim ndryshimin e U/A për ndryshimin dhe plotësimin e U/A (MBPZHR) 04/2022 për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillim Rural për vitin 2022 e ndryshuar dhe plotësuar me U/A 14/2022 i cili gjendet në diskutim publik deri më 27.06.2023 ku pas diskutimit publik pas 7 ditësh ky U/A hyn në fuqi.

Për çdo paqartësi mund të informoheni përmes numrave 038 200 38 440 dhe 038 200 38 896.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31