MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

NJOFTIM PËR FERMERË

07.11.2023

Të nderuar fermerë, Ju njoftojmë se me rastin e aplikimit për mbështetje në kuadër të Programit për Zhvillim Rural për vitin 2023 në sektorin e perimeve në fushë të hapur, përfshirë edhe patatet dhe depo, si investim i pranueshëm, përpos tjerash janë edhe Investimet në blerjen e mekanizmit, duke përfshirë traktorin përkatës për kultivimin e perimeve në fushë të hapur përfshirë edhe patatet. Mirëpo, me këtë rast duhet të ofroni dëshmi se keni pasur të mbjellë së paku 3 hektarë sipërfaqe të tokës bujqësore në pronësi, të trashëguar apo të marrë me qira me perime ose patate, të dëshmuara me dëshminë e marrjes së pagesës direkte nga viti paraprak.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30