MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Nga viti i ardhshëm Ministria e Bujqësisë subvencionon edhe elbin dhe thekrën

03.11.2015

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) edhe në vitin e ardhshëm do të zgjerojë mbështetjen për fermerët përmes subvencionimit.

Fillimisht, është marrë vendim për të futur në skemën e subvencionimit disa kultura të reja dhe po shqyrtohen mundësitë për të përfshirë edhe të tjera për të cilat po finalizohen analizat e prodhimit dhe të tregut.

Këtë gjë e ka konfirmuar ministri Memli Krasniqi, për Telegrafin. Ai ka thënë se kjo po bëhet për të zhvilluar prodhimin primar në vend, e i cili ju shërben edhe sektorëve të përpunimit.

“Në diskutim edhe me ekspertët tanë, por edhe me fermerë e biznese të ndryshme, kemi vendosur që nga viti i ardhshëm të subvencionojmë edhe kultivimin e thekrës që kohëve të fundit edhe në vendin tonë po gjënë përdorim më të madh në industrinë e ushqimit, e po ashtu edhe elbin që është produkt i rëndësishëm në prodhimtarinë e birrës”, theksoi ministri Krasniqi.

Ai ka bërë me dije se subvencionimi nga viti i ardhshëm do të jetë nga 100 euro për hektar, për të shqyrtuar mundësinë që vitet e ardhshme të rritet shuma e subvencionimit, gjithnjë duke parë edhe interesimin e fermerëve për kultivimin e këtyre kulturave.

Krasniqi thotë se do të ketë rritje edhe të subvencionimit për kultura që tashmë mbështeten. “Ne, këtë vit e kemi rritur subvencionimin për gati të gjitha kulturat bujqësore dhe këtë trend do ta ruajmë, pasi që ka nevojë dhe janë treguar rezultate pozitive në rritjen e prodhimtarisë”, deklaron ministri.

Bujqësia konsiderohet si një prej sektorëve më të rëndësishëm për zhvillim ekonomik dhe punësim në vend. Këtë vit janë dhënë vetëm nga ministria mbi 40 milionë euro mbështetje direkte për fermerët, përmes granteve dhe subvencioneve. Nga 20 milionë euro grante priten investime në rreth 400 ferma dhe biznese përpunuese, e të cilat do të hapin rreth 2500 vende të reja pune.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30