MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Nga qershori - 10 milionë euro grant për sistemin e ujitjes

17.05.2023

Prishtinë, maj 2023 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mirëpriti në takim Drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, Massimiliano Paolucci, me të ç’rast bashkëbiseduan rreth mundësive të thellimit të bashkëpunimit të cilat kanë për synim ngritjen e kapaciteteve bujqësore të vendit përmes investimeve në ujitje. 

Gjatë këtij takimi, Ministri Peci tha se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerë vendorë e ndërkombëtarë për të zbatuar projekte dhe iniciativa të përbashkëta që për qëllim kanë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. “Me qëllim që t'i adresojmë në mënyrë sa më efikase sfidat e sektorit, Banka Botërore si një partner i rëndësishëm vijon ta mbështes vendin tonë nëpërmjet instrumenteve financiare dhe asistencës teknike, me ç’rast kam kënaqësinë që së shpejti përmes fondeve të Bashkimit Evropian dhe partnerit implementues; Bankës Botërore do ta nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi për një grant të ri në vlerë prej 10 milionë euro për investime në ujitje”, tha mes tjerash Ministri Peci. 

Nga ana e tij, z. Paolucci përshëndeti angazhimin e Ministrit Peci në orientimin e politikave zhvillimore për arritjen e objektivave të tij strategjike për avancimin e sektorit bujqësor në Kosovë. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30