REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministrja Zivic prezantoi Programin për Zhvillim Rural në rajonin e Anamoravës

31.05.2019

Prishtinë, 31 maj 2019 –  Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural të vitit 2019 e ka zgjeruar mbështetjen për shumë sektor të bujqësisë, duke synuar kështu  zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit në mbarë vendin.

Kështu është shprehur ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zivic, gjatë prezantimit të programit për bujqësi dhe zhvillim rural para fermerëve dhe shoqatave të fermerëve në Komunën e Novobërdës dhe Parteshit. Ajo i ka njoftuar ata se përmes këtij programi, të cilin do ta mbështesin me një fond prej 20.5 milionë euro, synojnë të fuqizojnë sektorin e bujqësisë në gjithë vendin e bashkë me këtë edhe të hapin vende të reja të punës.

Ndërkaq, ministrja i ka njoftuar fermerët se tashmë është hapur edhe Programi për Pagesa Direkte/Subvencione, ku periudha për aplikim për këtë program është e hapur deri më 30 qershor dhe përmes fondit prej 25 milionë ajo tha se do të mbështesin shumë kultura bujqësore.

Në anën tjetër, Programi për Zhvillim Rural,  do të jetë i hapur deri më 1 korrik 2019.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31